• mercoledì , 13 dicembre 2017

NJË SHPALOSJE DINJITOZE E SHQIPËRISË NË PADOVA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInPin on PinterestEmail this to someone

Një shoqatë e re italo-shqiptare, e sapokrijuar në Padova, me një emër domethënës e ambicioz: “BESA”. Them ambicioz se besa më shumë se një fjalë është një institucion që e ka lartësuar emrin e shqiptarit në shekuj e nëpër botë më shumë se çdo institucion shtetëror.

E duket që kjo shoqatë e re e ka nxjerrë nga sirtarët e kohës këtë virtyt të lartë si për të dhënë besën që me aktivitetet e saj do të shpalosë emrin e Shqipërisë, kulturën, traditat, gjuhën, historinë, pasuritë turistike, tokësore e njerëzore në mënyrë dinjitoze, në nivele shkencore e me aktivitete cilësore gati elitare.

Me një aktivitet të tillë shoqata “BESA” bëri hapin e saj të parë, prezantimin e saj midis shumë e shumë shoqatash shqiptare që veprojnë në Itali. E kam fjalën për konferencën “A Padova l’Albania si racconta”, organizuar si një aktivitet origjinal për të nderuar festën e Pavarësisë sonë Kombëtare. Salla e zgjedhur posaçërisht është auditoriumi i qendrës kulturore “San Gaetano”, që i ngjan një auditori universitar. Pjesëmarrësit, intelektualë italianë e shqiptarë nga Padova, përfaqësues nga shumë shoqata kuturore shqiptare. E pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Romë, Anila Bitri Lani. Relatorët nga elita intelektuale e Padovës.

Kryetarja e shoqatës, Vojsava Zagali, që është edhe moderatore dhe drejtuese e konferencës, në fillim është e emocionuar dhe e tensionuar, pasi dëshiron që çdo gjë të shkojë sa më mirë e prezantimi i shoqatës së saj të jetë sa më dinjitoz. Midis këtyre emocioneve ajo e nis drejtimin e konferencës, me panelin e parë, që është më shumë një panel i nderuar përfaqësuesish të institucioneve e shoqatave, që përshëndesin organizimin e një aktiviteti të tillë.

Pastaj fillojnë panelet me relatorët shkencorë.

E para, një intelektuale kalibri shqiptare, arkeologe dhe studiuese e mirënjohur e trevave ballkanike, Elda Omari. Tema e zgjedhur prej saj “Tit Livi dhe Shqipëria,nga burimet e shkruara tek të dhënat arkeologjike” ka pretendimin të tregojë ekzistencën e një vendi me pasuri historike, njerëzore e arkeologjike në anën tjetër të Adriatikut që në kohët e perandorisë romake, në kohën e studiuesit të madh me origjinë padovane që ka bërë studime monumentale mbi Romën e perandorinë romake, Tit Livi. Dhe ajo këtë pretendim e bën shumë mirë nëpërmjet dëshmive të shkruara apo arkeologjike që na i sjell vetë studiuesi i madh. E përgatitur deri në detajet më të hollësishme, elokuente dhe metodike në shpalosjen e të dhënave, relatorja është krejtësisht e pavarur ndaj materialit të shkruar që ka përpara dhe e tërheq auditorin për dore deri atje ku janë edhe gërmimet më të panjohura arkeologjike që nuk i kanë shpëtuar një studiuesi si Tit Livi. E nuk i kanë shpëtuar as studiueses e arkeologes shqiptare Elda Omari, që i tregon me art e profesionalitet të lartë, bindëse e esauruese në faktet, edhe pse për shkak të faktorit kohë detytohet t’i ngjeshë sa më shumë ato, por pa e humbur asnjë çast interesin ndaj argumenteve që sjell. Vetëm duartrokitjet e të pranishmëve në fund dëshmojnë që salla paskësh qenë e mbushur plot e përplot.

Relatorët vijues, Paola Zanovello e Stefan Marchioro nga Universiteti i Padovës bëjnë një shpalosje tjetër të Shqipërisë nëpërmjet temës “Turizmi e kultura-një urë formuese midis Venetos e Shqipërisë”. Spikat dashuria e dashamirësia me të cilën ata i kanë qëmtuar faktet e argumentet nga toka shqiptare, duke bërë edhe krahasimet e lidhjet e duhura midis dy tokave me burime e pasuri të shumta turistike e kulturore siç janë rajoni i Venetos në Itali dhe Shqipëria.Edhe ata e pushtojnë sallën me mënyrën se si i shpalosin përpara auditorit këto vlera.

Profesoresha Lucia Nadin, që ka ardhur në emër të Universitetit të Tiranës dhe si qytetare nderi e qytetit të Shkodrës, është një autoritet i mirënjohur shkencor dhe një pasionante e palodhur në studimet historiografike e kulturore shqiptare. Ajo ka zgjedhur për këtë konferencë një temë shumë interesante: “Statutet e Shkodrës-një monument i kujtesës së Shqipërisë”. Duke u ndalur në vlerën e lashtë historike, por edhe në atë aktuale e moderne, profesoresha është lapidare kur thotë se me këto statute e këtë qytetërim nuk ka kuptim të flitet sot për pranimin e Shqipërisë në Europë, sepse Shqipëria ka qenë përherë në Europë e është brenda saj në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës. Këto statute, që i përkasin periudhës mesjetare paraqesin një shkallë qytetarie që do të ishte e vlefshme edhe për jetën e sotme moderne europiane. Ndaj, rekomandon ajo, ato statute nuk duhet të mungojnë në asnjë familje shqiptare, si një monument kujtese për të gjithë. Ajo flet me një dashuiri të veçantë, lufton me kohën në dispozicion për të sjellë sa më shumë fakte e argumente interesante dhe bën disa vështrime flash. Por secili flash i saj, për densitetin që përcjell, ka vlerat e një konference më vete.

Pedagogu i universitetit të Padovës, Egidio Ivetiç trajton temën “Historia e Shqipërisë-historia e Ballkanit. Ndërsa Don Giovanni Brusegan, i cili ka njohur nga afër Padër Zef Pëllumbin, sjell me simpati e emocion temën “Padër Zefi e Padova-një dëshmi e historisë së kishës katolike shqiptare”. Ai sjell fakte të cilat emocionojnë njëherësh edhe vetë relatorin, por edhe auditorin. Nga çanta ai nxjerr një sërë librash në gjuhës shqipe që dëshmojnë edhe për martirizimin e kishës katolike shqiptare nëpërmjet eliminimit fizik të shumë priftërinjve e meshtarëve.

Një tjetër autoritet i jetës ekonomike e shkencore të Padovës, Franco Conzato drejtor i Promex-ndërmarrja speciale e dhomës së tregëtisë së këtij qyteti, trajton një temë interesante e bashkëkohore, me interes të dyanshëm “Italia e Shqipëria, cila është e ardhmja e përbashkët”. Që nga vetë titulli, por edhe faktet e sjella mbi realitetin e bashkëpunimit të sotëm e mundësitë e bizneseve të nesërme midis dy shteteve, tema bëhet menjëherë interesante dhe tërheqëse për publikun në sallë.

Një dëshmi e gjallë e ruajtjes së vlerave culturore e gjuhësore, të përcjella në shekuj, e solli në konkluzione arbëreshi Francesco Arnau, që emocionoi të pranishmit me shpjegimin se si fjalët NDER e BESE janë kaq të afërta e plotësojnë njëra tjetrën duke shprehur virtytet e popullit tonë.

Drejtuesja Vojsava Zagali, shpreh në fund mirënjohjen për relatorët, për pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët e saj në organizimin e kësaj veprimtarie me të cilën u pagëzua shoqata.

Në mbyllje të këtij shkrimi mund të them që për veprimtari të tilla kemi nevojë. Ato janë pasaporta më e mirë që prezantojnë identitetin tonë kombëtar, vlerat më të mirëfillta me të cilat mund të shtegëtojmë në çdo vend të Europës, si qytetarë të saj me të drejta e prestigj të barabartë.

Ndue Lazri

Al Centro culturale Altinate San Gaetano la comunità albanese si racconta attraverso il primo incontro culturale aperto a tutti per celebrare la festa dell’indipendenza dell’Albania.
L’incontro dal titolo “OPEN DAY – A Padova l’Albania si racconta” si svolge alla presenza di S.E. l’ambasciatrice Anila Lani Bitri, del Console Onorario d’Albania a Padova Paolo Rossi Chauvenet e delle autorità locali, docenti e studiosi italiani e albanesi, esperti in vari ambiti (archeologico, storico, formativo, religioso ed economico) e saranno affrontati temi che individuano i punti comuni tra i due Paesi, con una particolare attenzione al territorio padovano.
In un mondo sempre più globalizzato stimolare la discussione e approfondire nuove frontiere di convivenza e integrazione tra i popoli è senz’altro un processo multidisciplinare.

L’evento è promosso dall’Ambasciata d’Albania in Italia, dal Consolato Onorario d’Albania a Padova, dal comune di Padova – assessorato alla Cultura e dalla neonata associazione culturale italo-albanese Besa, con sede a Padova, nell’ambito dei festeggiamenti per i 105 anni dell’indipendenza dell’Albania dall’Impero Ottomano.
Le comunità albanesi di tutto il mondo, assieme alla loro patria, festeggiano nella giornata del 28 novembre la festa dell’Indipendenza o della Bandiera.

Nel 1912 un gruppo di patrioti proclamò l’indipendenza del Paese dall’Impero Ottomano e formò il primo Governo dell’Albania indipendente sotto l’egida del Primo Ministro, Qemal Bei Vlora. La dichiarazione fu proclamata nella città costiera di Valona, poiché in caso di assedio e difficoltà, il fragile governo avrebbe potuto rifugiarsi all’estero e operare nella vicina Italia. Anche in quell’occasione gli albanesi hanno visto nell’Italia una via di salvezza.
Tutti gli interventi della giornata saranno, quindi, volti a sottolineare la vicinanza dei due popoli e le caratteristiche che accomunano la loro storia millenaria.

Post simili